Kosova nuk figuron më në listën e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti të Bankës Botërore. Lajmi u konfirmua përmes një shkrese zyrtare, ndërsa lista e re tashmë është publikuar në faqen e BB-së.
Banka Qendrore e Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje domethënëse, që reflekton përparimin në stabilitetin institucional, makroekonomik dhe sundimin e ligjit.
Sipas BQK-së, kjo ndikon pozitivisht në perceptimin ndërkombëtar, rrit besimin e investitorëve dhe krijon mundësi të reja financimi.
Edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka quajtur këtë zhvillim si një avancim të jashtëzakonshëm që konfirmon stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në vend.




