Në afërsi të tunelit është paraqitur një situatë e rrezikshme në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që të bllokohet rruga Shkup-Hani i Elezit për të gjitha automjetet.
Në njoftimin zyrtar të bërë të ditur nga Qendra Kombëtare e Menagjimit të Emergjencave në Kosovë thuhet:
“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”




