Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar 78 aksidente trafiku, nga të cilat dy kanë qenë me fatalitet, duke rezultuar me humbjen e jetëve njerëzore.
Në 31 aksidente të tjera janë raportuar persona të lënduar, ndërsa në 45 raste është shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka qenë aktive edhe në zbatimin e rregullave të komunikacionit, duke shqiptuar gjithsej 2,378 tiketa për shkelje të ndryshme të ligjit në trafik.
Po ashtu, janë arrestuar 15 persona për vepra penale të ndryshme, ndërsa 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast ndalimi policor, por një person është transferuar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Policia vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.




