Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, duke i akuzuar për bllokimin institucional të vendit.
Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, Haradinaj deklaroi para mediave se Kurti ka marrë vendim të qëllimshëm për të dëmtuar Kosovën.
“Shteti është peng i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Ai nuk ka shumicën dhe as vullnetin për të krijuar institucione. Komisioni për votimin e fshehtë është themeluar pa pëlqimin e Kuvendit, gjë që edhe presidentja e theksoi. Ne kërkojmë kthimin në rrugën kushtetuese, sepse aktualisht jemi të bllokuar prej tij,” tha Haradinaj.
Sipas tij, nuk ka nevojë për mocion mosbesimi: “Vetëm duhet të tërhiqen,” përfundoi ai.




