Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk vepron në mënyrë të pavarur, por udhëzohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në emisionin “DPT Fidani” në Klan Kosova, Kadrijaj tha se Deharit i dërgohen SMS dhe i bëhen thirrje verbale në sallë për t’ua ndalur fjalën deputetëve të partive tjera.
“Po e shfrytëzojnë maksimalisht, ndonjëherë edhe ndjej keqardhje për të. E dirigjojnë me mesazhe, ai nuk mundet asgjë të veprojë, por po e dirigjojnë edhe me zëra po i thonë ndale, ndale. Ende pa filluar ne të flasim ata i thonë ndalja fjalën… Dëgjohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që dëgjohen prej ulëseve duke thënë ndale, ndale…”, ka thënë Kadrijaj.




