Për herë të parë në historinë e saj, Kosova bëhet mikpritëse e Kampionatit Evropian të Esports, EEC25, një ngjarje madhore në botën e sporteve elektronike që sjell në Prishtinë përfaqësues nga e gjithë Evropa.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet sot, e martë më 9 korrik, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën “1 Tetori” në kryeqytet.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm pritet të marrin pjesë figura të larta nga vendi dhe ndërkombëtare. Fjalime përshëndetëse do të mbajnë Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF), Boban Totovski.
Ceremonia do të pasurohet me interpretime artistike. Sopranoja Arta Jashari, e shoqëruar nga kitaristi Ardit Stafa, do të interpretojë këngën e njohur “Dashuro” nga Nexhmije Pagarusha. Ndërkohë, Ansambli Kombëtar “Shota” do të prezantojë një valle tradicionale shqiptare për publikun e pranishëm.nw vendin tonw pwrfaqwsues nga e gjithw eEvropa




