PDK ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral pas rastit të Agon Zejnullahut në Lipjan, i cili vdiq pas ndërhyrjes së policisë.
Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, nga foltorja, deputetit I PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund të zbardhjes së rastit.
“Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore,” tha ai.




