Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka thirrur një mbledhje për sot në orën 10:00, ndërsa deri më tani nuk është publikuar ndonjë informacion lidhur me agjendën e diskutimeve.
Mbledhja e sotme vjen në një kohë të rëndësishme për zhvillimet politike në vend, pasi pritet të mbahet edhe seanca e 44-të konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kjo e fundit mund të sjellë zhvillime të reja në kuadër të formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ndonëse nuk dihet zyrtarisht për çfarë do të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, pritet që të trajtohen çështje të natyrës administrative, si dhe përgatitjet për kalimin institucional që mund të pasojë pas formimit të qeverisë së re.




