Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2025, ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro tatime, një rritje prej 10.8% apo 50.9 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Murtezaj tha se ATK-ja vazhdon të përmirësojë performancën në të gjithë indikatorët dhe po zbatojnë prioritetet strategjike si rritja e mbledhjes së të hyrave, lufta kundër ekonomisë joformale dhe përdorimi më i madh i teknologjisë në shërbim të tatimpaguesve.
Ai shtoi se po vazhdojnë edhe reformat institucionale, përfshirë procesin e fiskalizimit.




