Komisioni Evropian ka njoftuar ndarjen e 2.3 miliardë eurove për rindërtimin e Ukrainës, pas dëmeve të shkaktuara nga lufta me Rusinë. Nga këto, 1.8 miliardë do të jepen si kredi dhe 580 milionë si grante nga institucionet ndërkombëtare dhe financiare.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e bëri këtë të ditur në një konferencë në Romë, ndërsa Ukraina kërkoi ndihmë urgjente pas një sulmi të ri me raketa dhe dronë në Kiev që vrau dy persona.
Fondi është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, që synon të mobilizojë rreth 10 miliardë euro. Gjithashtu, u njoftua krijimi i një fondi të ri aksionar me mbështetje nga BEI dhe disa shtete evropiane, me synim të mbledhë 500 milionë euro deri në vitin 2026.
Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022 dhe ka shkaktuar mijëra viktima e zhvendosje masive.




