Gazetari i RTK-së, Fisnik Durguti, ka reaguar pas publikimit të një tabele nga gazetari Lirim Mehmetaj, ku thuhet se organizata e Blerim Haxhiajt, ajo që realizoi një intervistë me Kryeministrin Kurti, ka përfituar 100 mijë euro nga qeveria.
Durguti ka reaguar me ironi, duke e krahasuar këtë shumë me pagat e punonjësve të RTK-së, të cilëve, sipas tij, u duhen rreth 15 vjet për të arritur një shumë të tillë.
Postimi i tij ironik:
“Derisa shumicës së punëtorëve të RTK-së u duhen afro 15 vjet për t’i mbledhur 100 mijë euro, dikush i merr me një intervistë të vetme.
Urime, gëzuar, përhajr… 100 mijë euro të fituara nga shteti.”




