Dy shtetas turq, një mashkull dhe një femër, u arrestuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi tentuan të udhëtonin me pasaporta që nuk ishin në emrat e tyre.
Mashkulli tentoi të kalojë kontrollin me një pasaportë në emër të një personi tjetër, ndërsa femra kishte një pasaportë franceze të falsifikuar, gjithashtu në emër të një personi tjetër.
Me vendim të prokurorit, të dy u dërguan në mbajtje dhe ndaj tyre filloi procedura penale për falsifikim dokumentesh.




