Deputetja Duda Balje ka deklaruar se është sulmuar mediatikisht nga eksponentë të Vetëvendosjes pas një kërkese që, sipas saj, kishte të bënte me të drejtat e komunitetit boshnjak në Kosovë.
Në emisionin Frontal, ajo theksoi se kërkesa nuk ishte as personale e as partiake, por kombëtare dhe në të mirë të Kosovës.
“Përfundova në media si armike e shtetit për një çështje që lidhej me decentralizimin, vetëm sepse nuk u kuptua drejt. Nuk kam asnjë besim në ekipin e Albin Kurtit”, tha Balje.




