Sot në mëngjes, në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit për gjeneratën e 62-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Ceremonia pritet të fillojë në orën 10:00 dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, si dhe familjarë të zyrtarëve që përfundojnë trajnimin e tyre.
Policia e Kosovës ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm dhe ta ndjekin nga afër këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin dhe për zyrtarët e rinj policorë që po diplomojnë.




