Një rast i rëndë është raportuar në qytetin e Shtimes, ku një i mitur ka deklaruar në polici se është dhunuar nga një person tjetër, mashkull kosovar.
Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik, rreth orës 12:15, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës. Viktima, një djalë i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.




