Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur kritika ndaj partive opozitare pas dështimit për herë të 45-të radhazi për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ajo theksoi se, sipas rregullores së Kuvendit, seanca konstituive nuk përfshin debat parlamentar, por është e paraparë vetëm për procesin e votimit. Kusari-Lila shtoi se përfaqësuesit e opozitës po shmangin pjesëmarrjen në votim dhe po mbajnë diskutime, çka sipas saj përbën shkelje të rregullores në fuqi.
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.




