Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të 45-të me radhë për ta bërë Kuvendin funksional.
Gjatë një deklarate për media, ai theksoi se ngërçi institucional mund të kapërcehet vetëm nëse interesat shtetërore vendosen në plan të parë. “49 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Nuk kemi kuorum.
Ndërpritet seanca. Shihemi më 13.07, në orën 11:00 sërish,” ka thënë Dehari, duke njoftuar që seanca do të vazhdojë në datën e ardhshme.
“E njëjta situatë, ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. Shumë njerëz mendojnë se ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë, shtetin çdo ditë duhet ta meritojmë dhe ta mirëmbajmë për ta pasur”.
“Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më”, tha ai.




