Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një paneli në Institutin Hudson në SHBA, theksoi se populli i Kosovës nuk ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve gjatë luftës, duke e kundërshtuar çdo krahasim me Serbinë.
“Vuçiq ishte ministër i propagandës së Millosheviçit. Kjo është e vërteta,” tha Osmani, duke shtuar se presidenti serb mban të njëjtin mentalitet dhe përdor taktika destabilizuese në rajon, të ngjashme me ato të Putinit.
Reagimi nga Beogradi erdhi menjëherë. Petar Petkoviç, nga Zyra për Kosovën, e akuzoi Osmanin për “fiksim ndaj Vuçiqit”.
Presidentja ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA




