Kontrata njëburimore prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka shkaktuar tensione mes Qeverisë dhe Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë që punimet janë dhënë kompanisë “Eurkos Holding”, Prokuroria ka nisur hetimet për ligjshmërinë e kontratës. Kjo ka nxitur reagime nga deputetët e VV-së, të cilët akuzojnë kryeprokurorin Blerim Isufaj për tentim-pengim të projektit.
“Nuk ka urgjencë që arsyeton tenderin njëburimor”, vlerëson Ardit Dragusha nga Demokracia Plus, ndërsa LDK kritikon VV-në për sulme ndaj institucioneve që nuk i kontrollon.
Urat pritet të përfundojnë brenda 90 ditësh nga nisja e ndërtimit.




