Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot, në orën 10:30, do të mbajë një konferencë për media në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të saj në Kuvendin e Kosovës.
Në njoftimin për media, VV ka bërë të ditur vetëm vendin dhe orarin e konferencës, pa dhënë detaje lidhur me temën apo përmbajtjen e saj.
Kjo konferencë vjen pak minuta para se të nisë përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një proces që ka mbetur i bllokuar për disa javë.
Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për ta përmbyllur këtë proces është 26 korriku, çka po e rrit ndjeshëm presionin mbi subjektet politike për të gjetur një zgjidhje.
Nuk dihet ende nëse kjo paraqitje publike nga Vetëvendosje do të sjellë ndonjë zhvillim të ri ose ndonjë qëndrim të ndryshëm në lidhje me krizën institucionale.




