Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e një qytetari në rrugën “Ëiliam Ëalker” në Malishevë. Sipas raportimeve nga Policia, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë përkatëse, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë.
Si pasojë e tymit të dendur, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë trajtuar nga ekipet emergjente. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo dëme më të rënda trupore.
Autoritetet kanë njoftuar prokurorin për rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e zjarrit.




