Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht dërgesat ushtarake për Kievin, pas një ndërprerjeje të shkurtër që ndodhi javën e kaluar.
Ai ka njoftuar se në ditët në vijim do të intensifikohen kontaktet me përfaqësuesit amerikanë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në një adresim për publikun, Zelensky ka treguar se Ukraina ka marrë sinjale të qarta nga SHBA dhe aleatët perëndimorë për rifillimin e ndihmës ushtarake dhe përkushtimin e tyre ndaj forcimit të kapaciteteve të ushtrisë ukrainase./sinjali




