Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Dyshohet se ajo ishte ngulfatur aksidentalisht nga lidhëset e djepit, ku ishte gjetur pa shenja jete nga gjyshi i saj më 29 qershor.
Fillimisht, foshnja u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku qëndroi nën kujdes mjekësor për disa ditë. Fatkeqësisht, më 11 korrik, rreth orës 15:30, ajo ndërroi jetë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar autopsinë dhe rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”. Hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.




