Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai pritet të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësues të partive opozitare.
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Hanrahan më herët në Washington, ku u ritheksua përkushtimi për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në në fusha si mbrojtja, ekonomia dhe investimet.
Nga LDK, në mungesë të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet në një udhëtim të papritur, partinë do ta përfaqësojë deputetja Hykmete Bajrami. Në fokus të takimeve janë marrëdhëniet dypalëshe dhe propozimet e LDK-së për qeverisje të unitetit




