Deputeti i Bundestagut gjerman nga SPD, Adis Ahmetoviq, ka deklaruar se Serbia s’mund të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë, ndërsa i shkel ato të shqiptarëve në Preshevë. Ai theksoi se të drejtat e pakicave duhet të zbatohen njësoj në të dyja anët.
Ahmetoviq foli edhe për rëndësinë e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe nevojën për më shumë presion për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe BE.




