Sot, duke filluar nga ora 11:00, deputetët do të mblidhen sërish në sallën e Kuvendit për të bërë edhe një përpjekje tjetër në drejtim të konstituimit të legjislaturës së re.
45 seanca janë zhvilluar të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Bllokada në procesin e konstituimit ka ardhur pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e subjekteve të tjera parlamentare.
Avni Dehari, i cili është caktuar si kryesues i seancës, ka sugjeruar që votimi për kryetaren të bëhet në mënyrë të fshehtë. Megjithatë, propozimi i tij nuk ka siguruar shumicën e votave të nevojshme.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.




