Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, duke e quajtur atë “jo parti politike, por një sekt me ‘babën’ në krye”.
Në emisionin “Oxygen”, Rama tha se një klan i ngushtë brenda VV-së po bllokon proceset dhe se qasja e tyre është përjashtuese dhe jo bashkëpunuese.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, duke e cilësuar këtë si mungesë vullneti për bashkëpunim institucional




