Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka refuzuar të komentojë deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur me ndalimin e një lufte të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
I pyetur nga gazetarët para nisjes së seancës së 46-të konstituive, Sveçla tha shkurt se nuk mund t’i komentojë deklaratat e presidentes.
Osmani kishte konfirmuar pohimet e Trump, i cili në një intervistë të fundit pretendoi se gjatë mandatit të tij kishte parandaluar një luftë në rajon.




