Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi.
Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Durmishi ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës.
“Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar.”shkruan Lushtaku.




