Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm për të zyrtarizuar të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor.
Partia ka bërë të ditur një pjesë të emrave që do të garojnë, veçanërisht në komunat ku aktualisht është në pushtet. Kryetarët ekzistues në Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan do të rikandidojnë, duke synuar një mandat të ri katërvjeçar për të vazhduar udhëheqjen në këto komuna.
Ndërkohë, AAK ka emëruar kandidatët për komunat e tjera si vijon:
Ali Berisha në Pejë, Bekë Berisha në Prishtinë, Nazim Gagica në Gjilan, Besnik Krasniqi në Prizren, Xhemile Murati në Ferizaj, Qazim Nimani në Mitrovicë, Faton Jakupi në Kamenicë, Agron Kuçi në Junik, Ukë Blakaj në Istog, Vildane Latifi në Fushë Kosovë, Baki Feta në Podujevë, Labinot Bislimi në Viti dhe Ilir Tasholli në Lipjan.




