Një tjetër rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar të dielën në komunën e Malishevës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për dhunë fizike
Dje rreth orës 15:00 është raportuar një rast i dhunës familjare, ku i dyshuari F.K rreth 27-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, A.Sh rreth 25-vjeçare.
Teksa viktima refuzoi të strehohet në institucione, duke zgjedhur të kthehet tek familja e saj, ajo njëherit ka paraqitur raport mjekësor që dëshmon se ka lëndime te marra.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, është marrë vendimi që ai të mbahet në ndalim për 48 orë, në ndërkohë që ndaj tij është inicuar rasti penal për veprën “Dhunë në familje”.




