Është caktuar tashmë data e hedhjes së shortit për edicionin e ri të garave në futboll nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Një short i tillë do të hidhet të hënen, më 21 korrik, në selinë e FFK-së.
Do të mësohet së pari shorti për AlbiMall Superligë, që nis nga ora 13:30, më pastaj ai për Raiffeisen Liga e Parë që nis nga ora 14:00.




