Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, e ka konfirmuar këtë për RTK-në.
“Po, konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda të prodhuara në SHBA, të cilat janë siguruar në bazë të planit bilateral të prokurimeve ndërmjet dy shteteve, i miratuar më herët. Gjithashtu, presim që të pranojmë edhe disa njësi të tjera deri në përmbyllje të këtij procesi”, ka deklaruar ajo.




