Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila uli dënimin e Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.
Në një deklaratë të përbashkët, ato shprehen të zhgënjyera dhe theksojnë se kanë pritur një vendim lirues, duke besuar në pafajësinë e Shalës dhe drejtësinë e luftës për liri.
“Vendimi i Apelit nuk ndihmon drejtësinë, por thellon bindjen se kjo gjykatë vepron me motiv politik,” thuhet në reagim.
Organizatat ritheksuan se UÇK-ja nuk ka frikë nga e vërteta dhe se “liria nuk gjykohet, ajo nderohet”.




