Për aktvendimin e Gjykatës Komerciale, Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në treg të lirë të energjisë për pesë kompani që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi.
“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi,” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.
Ndër të tjera, Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së për anulimin e vendimit për daljen “e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”




