Nga të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kalimin kufitar, pritjet për automjete dhe kamionë pa kolona të raportuara, brenda intervalit 3 deri në 10 minuta.
Ndërsa pritjet kufitare më të mëdha janë shënuar tek Dheu i Bardhë, ku është regjistruar deri në 50 minuta pritje në dalje të automjeteve, pa kolona të gjata.
Gjendja e përgjithshme në pika të tjera kufitare: Merdar, Vërmicë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq janë regjistruar pritje 3-5 minuta në të dya drejtimet, pa kolona.




