Agjensia e Statistikave te Kosovës ka publikuar statistikat e muajit maj 2025 të transportit dhe telekomunikacionit, ku vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin e kaluar.
“Në muajin maj 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 169, ose 16,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve në total ishte 381 458, ose 13,3% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2024)”, njofton ASK.




