Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinofci, është shprehur se opozita e cila merr pjesë në seanca por nuk po merr pjesë në votim është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.
“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini. Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim, dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, tha Bajqinofci.




