“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.” shkruan Haradinaj.
Në takimin me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik.
Haradinaj gjithashtu shprehet mirënjohës për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
“Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.”




