Albulena Haxhiu, e cila është kandidate për kryetare të Kuvendit, deklaroi para fillimit të seancës konstituive se pritet të mbahet një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo theksoi se ekziston gatishmëri për bashkëpunim nga të dyja palët, megjithëse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
“Kryeministri Kurti do të takohet me zotin Limaj. Si palë, kemi treguar qartazi se ekziston dëshirë dhe vullnet për të vazhduar bashkëpunimin, por ende nuk ka diçka të formalizuar,” deklaroi Haxhiu,




