Deputetët e Kuvendit pritet të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së re.
Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar 46 herë me radhë në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Procesi mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit për kandidaturën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu, e cila nuk ka marrë mbështetjen e subjekteve të tjera parlamentare.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte sugjeruar që votimi të zhvillohej në mënyrë të fshehtë, por edhe kjo nismë nuk arriti të sigurojë shumicën e kërkuar.
Zgjedhjet parlamentare janë zhvilluar më 9 shkurt, ndërsa procesi i konstituimit po zvarritet për më shumë se tre muaj.




