Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për anulimin e Udhëzimit Administrativ që i hapte rrugë digjitalizimit të arkave fiskale në Kosovë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Murati e quajti vendimin “absurd” dhe “të papranueshëm”, duke thënë se “nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale”.
Ai shtoi se “bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit”.
Gjykata Supreme tha se një ministër në detyrë nuk ka kompetencë për të nxjerrë udhëzime të tilla dhe e shpalli të jashtëligjshëm vendimin për pezullimin 60-ditor të shitjes së arkave fiskale.




