Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Odën Ekonomike të Letonisë, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët ndërkombëtarë.
Osmani ka theksuar se Kosova ofron qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane.
“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore.”shkruan Osmani në profilin e saj në Facebook.




