Në kuadër të vizitës së saj, presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
“Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar.”
Në takim me Presidentin e Letonisë, Osmani falënderoi për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës euroatlantike.




