Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës është bërë temë edhe në mediat botërore
Për bllokadën politike të pasuksesshme shkuran edhe gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.
Në artikullin e publikuar nga kjo gazetë, faji pjesërisht bie edhe mbi kryseministrin në detyrë, Albin Kurti. Ndër të tjera në këtë shkrim përmendet edhe protesta e avokatit Koci me gomarë.
Tutje në lajm thuhet se “kryeministri Kurti nuk është i gatshëm për kompromis.”
“Pasoja e bllokimit: Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 përqind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, thuhet në artikullin e Frankfurter Rundschau.




