UEFA delegon Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Zrinjski-Virtus në kuadër të garës Champions League.
Federata e Futbolllit të Kosovës ka njoftuar se i deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka si VAR.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRŠ Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala.
Ndeshja zhvillohet sot me fillim në orën 21:00.




