Yllka Hoti, e cila vdiq në një aksident në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit.
Ajo u aksidentua në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen.
Ceremnonia mortore do të mbahet në orën 10:00.
“Automjeti doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë” thuhet në njoftimin e policisë së Reutlingenit.
21 vjeçarja nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma më 12 korrik.




