Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetët e Bundestagut gjerman z. Tilman Kuban dhe z. David Preisendanz.
Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe deputetët gjerman diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.




