Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi mirëpriti sot deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, të cilët po zhvillojnë vizitë në Kosovë si pjesë e një turneu rajonal.
“Biseduam mbi integrimin evropian të vendit tonë ku theksova synimin dhe orientimin strategjik të Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane dhe trajtuam mundësitë e potencialin për zgjerim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë në fusha me interes të përbashkët. Si aleatë, miq dhe partnerë, forcojmë dhe rrisim lidhjet mes dy shteteve tona.” Shkruan Bislimi.




