Një grua nga Malisheva denoncon dhunë nga bashkëshorti dhe vjehrri të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt
Një tjetër rast i tillë është regjistruar më 15 korrik në komunën e Malishevës, ku një grua ka raportuar në polici se është sulmuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Burime të afërta me hetimet kanë bërë të ditur se viktima, L.M., e moshës rreth 26 vjeç, ka deklaruar para autoriteteve se bashkëshorti i saj H.M. (33 vjeç) dhe vjehrri Q.M. (54 vjeç) kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj në shtëpinë ku jetonin.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, gruaja ka kërkuar mbrojtje dhe është dërguar në strehim tek familja e saj. Ajo ka paraqitur edhe raportin mjekësor që dëshmon për lëndimet e pësuara.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhunë në familje”. Megjithatë, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.




